Butrint Bulliqi është prezantuar të dielën te klubi i futbollit Prishtina. Portieri 19-vjeçar ka nënshkruar kontratë trevjeçare. Ai është transferuar nga skuadra e Flamurtarit.
Ai është zhvilluar te Kosovae Pristhinës, derisa në grupmosha të reja ka qenë edhe te 2 Korriku.
“Jam djalë i kryeqytetit dhe pjesë e Prishtinës jam që në vegjëli, por tani i'u bashkova ekipit edhe në fushën e blertë. Prishtina është klub i madh dhe të gjithë e dinë se është ndër klubet me histori të veçantë edhe në Ballkan. Ndjenja është e papërshkruar të jem pjesë e Prishtinës”, ka thënë Bulliqi për faqen e klubit.
Artikuj të ngjashëm