Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina prezanton portierin Altin Gjokaj

Prishtina e ka prezantuar të mërkurën portierin Altin Gjokaj.

Gjokaj së fundi ka luajtur te skuadra e Drenicës që garon në Ligën e Parë të Kosovës.

Portieri Gjokaj është pjesë e Shpresave të Kosovës, ndërsa më herët ka luajtur edhe për grumpmoshat tjera të Kosovës. Me Prishtinë, Gjokaj ka nënshkruar kontratë për tre vjet. “"I falënderoj drejtuesit e klubit të Prishtinës që më dhanë mundësinë të veshi fanellën e klubit më të madh në vend. Jam i hapur për konkurrencë. Kam ardhur t'i tregoj vlerat e mija dhe të tregoj tërë potencialin tim", ka thënë Gjokaj për faqen e klubit bardhekaltër.