Sport

Prishtina forcohet me portierin Bislimi

Portieri Egzon Bislimi i është bashkuar skuadrës së Prishtinës.

Prezantimin e Bislimit, Prishtina e ka bërë të shtunën në Facebook.

22-vjeçari në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e Ramiz Sadikut kurse ka qenë edhe pjesë e 2 Korrikut.

Ai ka qenë i grumbulluar edhe me Përfaqësuesen U21 të Kosovës.

Te Prishtina, Bislimi do ta bartë fanellën me numrin 87.