Sport

Prishtina fiton thellë ndaj Bashkimit

Sigal Prishtina ka fituar derbin e xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Prishtina e ka mposhtur Bashkimin me rezultatin e thellë, 81:61, të dielën në Prizren.

Kryeqytetasit diferencën e bënë në çerekun e fundit, për ta fituar bindshëm përballjen në palestrën “Sezai Surroi”.

Prishtina në fillim të çerekut të fundit kishte epërsi prej vetëm katër pikëve, 59:55.

Dhjetëminutëshin e fundit mysafirët e fituan me rezultatin 22:7.

Te Prishtina lojtari më i dalluar ishte Dachon Burke me 18 pikë e gjashtë kërcime, i ndihmuar nga Jetmir Zeqiri që shtoi 19 pikë e shtatë kërcime.

Te prizrenasit u veçua Alban Veseli me “double-double” prej 19 pikëve dhe 10 kërcimeve.

Prishtina pas 17 ndeshjeve në Superligë renditet në pozitën e katërt me 26 pikë, derisa Bashkimi mban vendin e gjashtë me 25 pikë.