Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina – Drita, Suhareka – Ballkani, gjysmëfinalet e Kupës

Prishtina e Drita do të përballen në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Shorti i gjysmëfinales, i tërhequr të premten, ka vënë përballë dy prej skuadrave kryesore në vend. Prishtina është vendase në ndeshjen e parë, ndërsa Drita në të dytën.

Ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës zhvillohen më 3 e 4 prill, ndërsa ato të kthimit më 17 e 18 prill.

Prishtina është fituese në fuqi e Kupës. Kampioni në fuqi, Ballkani, pritet të ketë punë më të lehtë.

Luan me rivalen lokale, Suharekën. Suhareka garon në Ligën e Parë.

Artikuj të ngjashëm