Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina 01 mëson grupin në parakualifikime të “Championsit”

Kampionia e futsallit të Kosovës, Prishtina 01, ka mësuar kundërshtarët në raundin parakualifikues të Ligës së Kampionëve. Prishtina 01, që në finale të plejofit mposhti Liqenin e Drenasit, do të luajë kundër skuadrave nga Polonia, Norvegjia e Islanda.

Në shortin e tërhequr të mërkurën në Nyon të Zvicrës, Prishtina 01 është caktuar të jetë pjesë e Grupit D, ndërsa për kundërshtarë do të ketë KSC Lubaëan polake, Utleira Idrettslagun norvegjez dhe Isbjorninn islandez.

Ndeshjet do të zhvillohen nga 22 deri më 27 gusht në Poloni, që është caktuar nikoqire e grupit. Fituesi i këtij Grupit D do të luajë më pas në raundin tjetër në Grupin 7, ku për kundërshtarë do të kenë Kauno Zalgirizin e Lituanisë dhe Kampuksen Dynamon e Finlandës, dhe fituesin e Grupit G. Prishtina 01, në futbollin e sallës në edicionin që shkoi, e fitoi edhe Kupën e Kosovës. E mposhti Liqenin.