Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Presidenti i IOC-së e do Messin në “Parisi 2024”

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, dëshiron që ylli i futbollit, Lionel Messi, të jetë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike 2024 në Paris.

“Do të ishte fantastike nëse ai do të ishte atje. Për Lionel Messin do të ishte shans për të shkruar historinë”, ka thënë Bach gjatë vizitës në Argjentinë.

“Nëse ai luan, Argjentina do të kishte shans më të madh për të fituar medalje të artë, që do të ishte fantastike për futbollin dhe Olimpiadën”, është shprehur ai.

Selektori i Argjentinës për Lojërat Olimpike, Javier Mascherano, ka thënë muajin e kaluar se do të dëshironte që ta ketë Messin në skuadër.

Në ekipin U23 lejohen tre lojtarë që e kalojnë limitin e moshës.

Messi e ka fituar medaljen e artë me Argjentinën në “Pekini 2008”.

Ekipi i të rinjve të Argjentinës, megjithatë, ende nuk e ka siguruar kualifikimin në turneun në Francë.

Shansin do ta ketë në kualifikimet në Amerikën e Jugut në muajin janar dhe shkurt, me ndeshjet që luhen në Venezuelë.

Artikuj të ngjashëm