Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi pritet të kthehet në Paris

Lionel Messi pritet të kthehet në Paris pasi ylli i Inter Miamit dëshiron të luajë me Argjentinën në Lojërat Olimpike 2024 përkrah Angel Di Marias.

Sipas mediumit “D Sports”, tetë herë fituesi i “Topit të Artë” pritet t’i përfaqësojë argjentinasit në Lojërat Olimpike, që sivjet organizohen në Paris.

Messi synon që ta fitojë edhe Kupën e Amerikës, e më pas të udhëtojë me Argjentinën për ta kërkuar një tjetër medalje në Olimpiadë.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse Argjentina do të kualifikohet në Olimpiadën e këtij viti në Francë.

Messi dhe Di Maria ishin pjesë e Lojërave Olimpike 2008, ku Argjentina e fitoi medaljen e artë në Pekin.

Nëse arrihet edhe ky sukses, Messi do të bëhej i vetmi lojtar në histori që fiton dy medalje të arta Olimpike dhe një Kupë të Botës.

Artikuj të ngjashëm