Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Messi, lojtari i finaleve

Lionel Messi

Finalja e Kupës së Botës, ndeshja për yllin e tij të dytë, e ndan edhe një herë tjetër Lionel Messin nga lavdia. Ajo që ai e arriti në Katar, mund të përsëritet sërish në New York. Edhe një finale për të. Deri tani, ai i ka fituar të katër finalet e fundit ku ka luajtur me Argjentinën, Kupën e Botës 2022, Kupën e Amerikës 2020 dhe 2024, si dhe “Finalissiman”. Para këtyre finaleve, ai i kishte humbur katër të tjera, tri në Kupën e Amerikës 2007, 2015 dhe 2016, si dhe Kupën e Botës 2014. Kjo është, katër fitore nga tetë gjithsej, me mesatare të suksesit prej 50 për qind. Finalja e Kupës së Botës 2026 zhvillohet të dielën nga ora 21:00 në New Jersey. 

Statistikat me përfaqësuesen e Argjentinës janë më të dobëta se statistikat në nivel klubesh. Periudha e ndritur e tij te Barcelona ka rezultat prej 30 fitoreve në 43 ndeshjet e finaleve ku ai ka luajtur. Është mesatare e suksesit prej 69 për qind. Efikasiteti i Messit në finale është shumë i lartë, por jo i pagabueshëm. 

Për këtë arsye, Leo është duke i parë të gjitha besëtytnitë të cilat mund t’i ndihmojnë atij ta përsëritë suksesin. Fjala besëtytni është më e përdorura në kampin argjentinas ditëve të fundit. Ka të bëjë me atë që të mos ndryshohet asgjë që u ka ndihmuar në turnetë e kaluar, të cilët përfunduan me tituj. 

Në rastin e Messit, kjo është bërë thuajse obsesion. Në rrjetet sociale, për shembull, ai vetëm i kopjon tekstet e njëjta nëpër postimet të cilat i kishte bërë në Katar në vitin 2022, ku në fund e fitoi trofeun. Ai beson se është mënyra më e mirë për të komunikuar dhe për t’u shprehur te njerëzit, kur e rrëzoi pengesën e që i lejoi të bëhej sërish kampion. 

Argjentina me Messin si lider, është kthyer në të njëjtin hotel që u solli fat në edicionin e fundit të Kupës së Amerikës në vitin 2024, shkruan gazeta spanjolle AS. Argjentina në gjysmëfinale e kishte mposhtur Kanadanë 2:0, ndërsa fitoi ndaj Kolumbisë 1:0 në vazhdime. 

Është hoteli “Hilton Shorts Hills” në New Jersey. 

Edhe Pse finalja e Botërorit mund të jetë vendimtare në garën për “Topin e Artë” Botërori 2026 1 d. më parë Pse finalja e Botërorit mund të jetë vendimtare në garën për “Topin e Artë”

Besëtytnitë e argjentinasve shkojnë edhe më thellë. Lojtarët janë të vendosur saktësisht siç ishin herën e fundit dhe secila dhomë e ka numrin e njëjtë për secilin lojtar. Messi, natyrisht, është në dhomën e tij. Ata qëndrojnë saktësisht në të njëjtën mënyrë që u solli fat para dy vjetësh në Kupën e Amerikës, të cilën e fituan. 

Në të gjitha finalet në të cilat ka luajtur, Messi ka shënuar 35 gola dhe ka dhuruar 17 asistime, statistika të mira për një futbollist që zakonisht është vendimtar në ndeshjet që vendosin trofetë. Me Barcelonën, ai i ka 23 trofe të fituar nga 31 finale në të cilat klubi ka arritur. 

Nuk është po aq vendimtar me Argjentinën. Në Botërorë, ai ka 50 për qind të suksesit, pasi humbi në vitin 2014 nga Gjermania, ndërsa e fitoi finalen e vitit 2022. Në turneun aktual në New York, mund ta fitojë trofeun e fundit në karrierë, të paktën me përfaqësuesen e Argjentinës.