Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Premier League anulon marrëveshjen e transmetimit të ndeshjeve në Rusi

Premier League ka pezulluar marrëveshjen e saj të transmetimit me Rusinë pas luftës ndaj Ukrainës. Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë, që do të thotë se katër ndeshjet e së enjtes nuk do të shfaqen fare në Rusi.

Çështja mori vetëm 15-të minuta nga një takim katërorësh i të 20-të klubeve elitare që u mbajt në Londër të martën për të rënë dakord rreth anulimit të marrëveshjes.

Në një lëvizje të veçantë, edhe Federata e Futbollit të Anglisë ka pezulluar gjithashtu marrëveshjen e saj me Rusinë. Kjo do të thotë se asnjë nga ndeshjet çerekfinale të Kupës FA të këtij muaji nuk do të shfaqen në Rusi. Premier League po e përkrah Ukrainën prej se është sulmuar nga Rusia në fund të muajit të shkuar.