Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Premier League mund të ndalojë transmetimin në Rusi

Premier League mund të anulojë një marrëveshje televizive gjashtëvjeçare për t’i transmetuar ndeshjet në Rusi, në vlerë prej 50 milionë eurosh. Madje, sipas “Daily Mailit”, ndeshjet e Premier Leagues nga java e ardhshme mund të mos transmetohen në Rusi shkaku i luftës ndaj Ukrainës.

Vendimi pritet të merret në takimin e klubeve angleze që do të mbahet të martën, pasi bota e sportit ka dënuar pushtimin e Ukrainës nga presidenti Vladimir Putin.

Premier League ka pasur bisedime për një marrëveshje të re gjashtëvjeçare televizive në vlerë prej 50 milionë eurosh me “Match TV”, që do të hynte në fuqi sezonin e ardhshëm.

Por kjo mund të anulohet pasi transmetuesit janë në pronësi të kompanisë “Gazprom”, që udhëhiqet nga krerët rusë.

Shefi ekzekutiv i Premier Leagues, Richard Masters, tha se kontratat me televizionin rus do të rishikohen edhe një herë.

Edhe Premier League anulon marrëveshjen e transmetimit të ndeshjeve në Rusi Sport Premier League anulon marrëveshjen e transmetimit të ndeshjeve në Rusi

“Për sa u përket kontratave tona të transmetimit të ndeshjeve në Rusi, ato janë të qarta në shqyrtim. Ne po i shikojmë kontratat nga afër për sa i përket pezullimit, përfundimisht. Kjo po ndodh tani. Është një situatë e shpejtë”, deklaroi Masters.

Premier League ka marrë vendim për futjen e mesazheve në përkrahje të Ukrainës gjatë ndeshjeve të kësaj fundjave.