Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Premier League arrin marrëveshje rekorde për të drejtat televizive

Premier League është pajtuar për një marrëveshje rekorde prej 6.7 miliardë funte për të drejtat televizive vendore, me të cilë marrëveshje Sky dhe TNT do të shfaqin deri 270 ndeshje në transmetim direkt gjatë stinorit, raporton BBC.

Në marrëveshje “BBC” do të vazhdojë të shfaqë incizimet në “Match of the Day”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Premier League ka thënë se marrëveshja, që mbulon katër vjet nga stinori 2025/26, është “më e madhja për të drejtat televizive sportive në Britani”.

Marrëveshja aktuale për të drejtat vendore televizive për ndeshje të Premier Leagues është 5 miliardë funte. Kjo marrëveshje ishte për tre stinorë dhe mbaron në atë 2024/25.