Portugalia i ka përfunduar me pikë maksimale kualifikimet për Euro 2024.
Të dielën mbrëma në Lisbonë, Portugalia fitoi 2:0 ndaj Islandës. Për portugezët ishte fitorja e dhjetë rresht. Portugalia ka fituar grupin J me 30 pikë. Nga ky grup është kualifikuar edhe Sllovakia, që përfundon e dyta me 22 pikë.
Bruno Fernandes shënoi golin e parë për Portugalinë në minutën e 37-të. Për 2:0 shënoi Ricardo Horta në minutën e 66-të. Ai realizoi me asistim të Cristiano Ronaldos.
Luksemburgu renditet i treti me 17 pikë. Islanda është e katërta me 10 pikë, ndërsa Bosnjë-Hercegovinë e pesta me nëntë pikë. Lihtenshtajni e përfundoi kampanjën pa pikë.
Të dielën, Luksemburgu fitoi 1:0 ndaj Lihtenshtajnit, ndërsa Sllovakia fitoi 2:1 në udhëtim ndaj Bosnjë-Hercegovinës.