Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo shënon sërish në fitoren e Portugalisë

Cristiano Ronaldo ka shënuar tjetër gol për Portugalinë që pa vështirësi arriti fitore në udhëtim te Lihtenshtajni. Portugalia të enjten mbrëma fitoi 2:0, në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2024”. Portugezët, që tashmë e kanë siguruar kualifikimin në Gjermani vitin tjetër, kaluan në epërsi në fillim të pjesës së dytë.

Ronaldo me gjuajtje të fuqishme me të majtën në minutën e 46-të, realizoi për 1:0. Ishte goli i 108 në ndeshje zyrtare për Ronaldon me Portugalinë, i 128 në total me fanellën portugeze, dhe i dhjeti në këto kualifikime. Aktualisht me Romelu Lukakun janë golashënuesit më të mirë me nga dhjetë gola. Nuk pati mundësi ta kalonte në këtë statistikë, pasi u zëvendësua në minutën e 67-të.

Joao Cancelo pas golit të tij, në minutën e 57-të e vulosi rezultatin final.

Portugalia në Grupin J është e para me 27 pikë, duke i fituar të gjitha nëntë ndeshjet e luajtura.

Lihtenshtajni e pësoi disfatën e nëntë dhe është në vendin e fundit pa pikë.

Kualifikimin nga ky grup të enjten mbrëma e siguroi edhe Sllovakia, që në shtëpi mposhti Islandën, 4:2.

Edhe Ronaldo shënon golin e 943-të në karrierë Futboll Ronaldo shënon golin e 943-të në karrierë

Luksemburgu në duelin tjetër fitoi 4:1 ndaj Bosnje-Hercegovinës.

Sllovakia është e dyta në grup me 19 pikë, kurse Luksemburgu i treti ka 14 pikë.

Islanda e katërta mbetet me 10 pikë, kurse Bosnje-Hercegovina ka nëntë pikë në vendin e pestë.