Portugalia ka siguruar pjesëmarrjen në Evropianin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Gjermani. Portugezët, të premten mbrëma, në shtëpi triumfuan me rezultatin e ngushtë 3:2 ndaj Sllovakisë në kuadër të Grupit J.
Për Portugalinë, kjo është fitorja e shtatë në po aq ndeshje të luajtura në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”. Ka tubuar 21 pikë, tetë më shumë se Sllovakia ndërsa deri në fund të këtij cikli eliminator ka edhe tri ndeshje të pazhvilluara.
Sulmuesi Gonçalo Ramos e kaloi Portugalinë në epërsi në minutën e 18-të, ndërsa nëntë minuta më vonë, Ronaldo e dyfishoi epërsinë nga penalltia.
Në pjesën e dytë, Ronaldo e shënoi edhe një gol në minutën 78-të, ndërsa për Sllovakinë realizoin David Hancko (69’) dhe Stanistal Lobotka (80’).