Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Portugalia vazhdon me fitore në kualifikime

Falë një goli të shënuar nga mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, Portugalia ka vazhduar me fitore kualifikimet për “Euro 2024”.

Portugalia të premten mbrëma fitoi në udhëtim te Sllovakia me rezultatin 1:0, në ndeshjen që u zhvillua në Bratisllavë.

Fernandes në minutën e 43-të, me asistimin e Bernardo Silvas, shënoi për golin e pikëve të plota.

Portugalia nga pesë ndeshje ka po aq fitore në Grupin J dhe prinë me 15 pikë.

Sllovakia e dyta ka 10 pikë, aq sa ka edhe Luksemburgu.

Edhe Portugalia me pikë maksimale Sport Portugalia me pikë maksimale

Bosnje-Hercegovina e katërta ka gjashtë pikë.

Islanda ka tri pikë në pozitën e pestë kurse pa pikë në vendin e fundit është Lihtenshtajni.