Skuadra e Portos ka refuzuar ofertën e parë të Tottenhamit për sulmuesin e krahut, Luis Diaz. Bëhet e ditur se Tottenhami kishte ofruar 40 milionë euro për kolumbianin por që Porto po insiston në një ofertë më të lartë duke kërkuar të paktën 60 milionë.
Diaz po pëlqehet nga trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte që po e kërkon me ngulm transferimin e tij gjatë këtij muaji. 25-vjeçari ka shënuar 16 gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 28 ndeshje për Porton në të gjitha garat këtë edicion.
Ai ka kontratë me Porton deri në vitin 2024 dhe një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh.
Artikuj të ngjashëm