Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Diaz është i gatshëm ta ndihmojë Liverpoolin

Luis Diaz ka thënë se është i gatshëm ta ndihmojë Liverpoolin, kurdo që skuadra ka nevojë. Diazi u transferua te “të kuqtë” nga skuadra portugeze, Porto, për 37.5 milionë funte.

Sulmuesi kolumbian u zyrtarizua të premten, ndërsa takoi trajnerin Jurgen Klopp dhe bashkëlojtarët në qendrën stërvitore. Dhe Diaz, i cili shënoi 41 herë në 125 paraqitje për Porton, mund të debutojë për Liverpoolin në Kupën FA në raundin e katërt kundër Cardiffit në “Anfield” të dielën.

“Jam i gatshëm kurdo që e dëgjoj thirrjen për ndihmë. Kam qenë i vendosur për ta dhënë ndihmën time që nga dita kur arrita. Kam stërvitur pak edhe me skuadrën. Mund ta jap kontributin tim pasi jam gati për trajnerin dhe stafin drejtues”, ka thënë Diaz.

Artikuj të ngjashëm