Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, është kthyer në stërvitje me skuadrën e Burnleyt në “Championshipin” anglez. Këtë e ka konfirmuar trajneri i skuadrës, Vincent Kompany. 24-vjeçari Muriq, nuk ishte fare në skuadër në ndeshjen që Burnley e fitoi ndaj Norwichit në udhëtim, 3:0
Ai mungoi edhe në dy duelet e Kupës FA ndaj Ipswichit, në rrethin e katërt të garës, ku triumfues doli Burnley pas dy ndeshjeve. Megjithatë, Muriq pritet të jetë titullar në duelin e së shtunës në shtëpi kundër Prestonit, në kuadër të xhiros së 31-të të rangut të dytë të futbollit anglez.
Burnley është afër ngjitjes në Premier League. Prinë në tabelë me 65 pikë, shtatë më shumë se ndjekësi më i afërt, Sheffield United.
Artikuj të ngjashëm