Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muriq me Burnleyn, tetë pikë larg rikthimit në Premier League

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ka kompletuar një tjetër ndeshje për skuadrën e tij Burnleyn, në rangun e dytë të futbollit anglez “Championship”.

Muriq me Burnleyn të premten në mbrëmje barazuan pa gola në shtëpi kundër Sunderlandit.

Portieri i Kosovës e ka mbajtur portën e paprekur në 16 ndeshje nga 36 sa i ka zhvilluar gjithsej, kurse Burnley ende nuk di për humbje në këtë sezon në shtëpi.

Pas këtij barazimi, Burnleyt i duhen edhe tetë pikë për të siguruar edhe matematikisht rikthimin në elitën e futbollit anglez.

Burnley është lider në tabelë me 84 pikë në 38 ndeshje të luajtura.

Sunderlandi ka 54 pikë në pozitën e 11-të.

Edhe Tjetër gabim i Muriq që i kushton me pikë Burnleyt Futboll Tjetër gabim i Muriq që i kushton me pikë Burnleyt

Sunderlandit në këtë ndeshje iu anulua një gol në minutën e 84-t për pozitë jashtë loje.

Deri në fund të këtij sezoni, Burnley i ka edhe tetë ndeshje për t’i zhvilluar.