Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Portieri i Kosovës fiton tjetër ndeshje me Burnleyn

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ka kompletuar tjetër ndeshje me Burnleyn në “Championshipin” anglez, apo rangun e dytë të futbollit në Angli.

Burnley fitoi 2:1 të premten mbrëma në shtëpi kundër West Bromwich Albionit, në kuadër të xhiros së 28-të.

Burnley prinë në tabelë me 62 pikë pas 28 ndeshjeve.

Në vendin e dytë është Sheffield Unitedi me 57 pikë.

Gardiani i Kosovës, 24-vjeçari Muriq, ka 27 paraqitje me Burnleyn në edicionin aktual.