Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kompany i beson portierit Muriq, Burnley fiton

Trajneri Vincent Kompany ia ka besuar sërish mbrojtjen e portës portierit të Kosovës, Arijanet Muriq.

Gardiani i “Dardanëve” të shtunën me skuadrën e Burnleyt e mbajti portën e paprekur, në fitoren që skuadra e tij e shënoi në udhëtim te Lutoni.

Burnley fitoi me rezultatin 1:0 në kuadër të xhiros së 33-të.

Muriq e kompletoi këtë ndeshje, ndryshe nga ajo e kaluara, kur ai u zëvendësua pas pjesës së parë.

Trajneri i skuadrës, Kompany, kishte thënë se ai nuk ndihej mirë.

Edhe Muriqi shpërblen besimin e Kompanyt, më i miri ndaj Sheffieldit Futboll Muriqi shpërblen besimin e Kompanyt, më i miri ndaj Sheffieldit

Burnley po shkon drejt rikthimit në Premier League.

Është në pozitën e parë me 72 pikë, 11-të më shumë se Sheffield Unitedi i vendit të dytë.