Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në festën e Burnleyt edhe flamuri i Kosovës

Burnley të premten mbrëma e siguroi edhe zyrtarisht inkuadrimin në Premier League, pas fitores 2:1 në udhëtim te Middlesbrough.

Në festën e skuadrës së Burnleyt që rikthehet në Premier League pas një sezoni, nuk mungoi as flamuri i Kosovës.

Portieri i “Dardanëve”, Arijanet Muriq, ka qenë i padiskutueshëm në formacionin e trajnerit Vincent Kompany dhe është vlerësuar lartë për paraqitjet e tij.

Muriq 24-vjeçar nga 40 ndeshje sa i ka zhvilluar Burnley sivjet në rangun e dytë të futbollit anglez, ka mbrojtur portën në 37 ndeshje.

Në 16-të raste e ka mbajtur portën e paprekur, kurse ka pranuar 29 gola gjithsej.

Burnley kthehet në Premier League pasi ka arkëtuar 87 pikë, shtatë xhiro pa përfunduar kampionati.