Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Aro Muriq

Kompany vlerëson portierin e Kosovës

Arijanet Muriq - Burnley

Trajneri i Burnleyt, Vincent Kompany ka folur në konferencë para ndeshjes që ekipi tij e luan të shtunën ndaj Chelseat në Premier League. Ndër të tjera ka folur edh për situatën me portierët.

Ai ka mbrojtur vendimin e tij për t’ia besuar vendin e titullarit portierit të Kosovës, Arijanet Muriq në ndeshjen kundër Brentfordit. Burnley e fitoi 2:1 ndeshjen, ndërsa Muriq u vlerësua për disa pritje. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne kemi dy portierë shumë të mirë dhe gjithçka ka të bëjë me ekipin tani. Çdo vendim që marrim është për një qëllim dhe ai është të qëndrojmë lart. Kështu që nuk ka asgjë tjetër për të thënë rreth kësaj teme”, ka thënë Kompany. 

Paraqitja ndaj Brentfordit për portierin Muriq ishte debutuese në Premier League. 

Ai ka luajtur edhe katër ndeshje në dy garat e Kupës së Anglisë. 

Muriq 25-vjeçar me Burnleyn ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.