Tifogrupi i Prishtinës, “Plisat”, ka kërcënuar kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe zëvendëssekretarin e FFK-së, Arianit Ahmeti.
Kjo pasi FFK deklaroi se stadiumi i Prishtinës nuk i plotëson kushtet që në të të zhvillohet ndeshja e fundit e kampionatit mes Prishtinës dhe Dritës, që vendos për titull kampioni.
“Plisat” tani kanë thënë se ose kjo ndeshje do të luhet në Prishtinë, ose FFK-së më nuk do t’i ekzistojnë më as zyrat në kryeqytet.
“Fadil Vokrri, ty që ai Flamur Bunjaku, nënkryetari i Dritës të shëtitë nëpër Meksika, e ti Arianit Ahmeti që Astrit Haraqia ta ka shpikë atë post, dijeni që: Ose do të luajmë në stadiumin tonë, ose ju keni me u shpërngul prej Prishtinës, nuk kanë me ju egzistu më as zyrat!”, thuhet në reagimin e “Plisave”.
-
Klubi Prishtina fyen Vokrrin, “Plisat” e kërcënojnë
-
Prishtina shpreson ta luajë në “Fadil Vokrri” ndeshjen ndaj Dritës
-
FC Prishtina kritikon “Plisat” dhe FFK-në pas triumfit në Kupën e Kosovës
-
Pretendohet për ndërhyrje në Statutin e FFK-së
-
Edhe Ahmeti e quan skandaloz vendimin për refuzimin e kandidaturës së Vokrrit