Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Ahmeti e quan skandaloz vendimin për refuzimin e kandidaturës së Vokrrit

Ish-zyrtari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Arianit Ahmeti, ka mbetur i befasuar me vendimin e Komisionit që e refuzoi kandidaturën e Gramoz Vokrrit për kryetar të FFK-së.

Ahmeti ka reaguar në “Facebook” duke e quajtur këtë vendim skandaloz. Sipas tij, FFK-ja ka vepruar në këtë mënyrë qëllimisht për të krijuar huti te delegatët dhe opinioni futbolldashës “kinse Gramoz Vokrri nuk do të jetë kandidat për kryetar të FFK-së”.

Sipas Ahmetit, ky vendim tregon se nuk ka efekt juridik pa u aprovuar nga Komiteti Ekzekutiv dhe Kuvendi i FFK-së.

Reagimi i plotë:

 

Në vazhdën e skandaleve të FFK-së, vije skandal i radhës: Në vendimin e publikuar nga FFK në të cilin thuhet kinse...

Posted by Arianit Ahmeti on Wednesday, March 23, 2022