Kandidati i refuzuar për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës, Gramoz Vokrri, e ka quajtur fantom Komisionin për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të Kuvendit të rregullt zgjedhor për kryetar të FFK-së, i themeluar sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së më 2 mars, që të mërkurën (23 mars) ka refuzuar kandidaturën e tij.
Ai tha se Komisioni ka eliminuar me çdo kusht konkurrencën dhe frymën demokratike të procesit zgjedhor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Komisioni fantom i ‘pavarur’ brenda FFK-së vendos të refuzojë nënshkrimet e deponuara. Një gjë të tillë e bën jashtë çdo afati dhe normë statutare. Kjo tregon qartë tendencën e kundër kandidatit për të eliminuar me çdo kusht konkurrencën dhe frymën demokratike të këtij procesi. Në arsyetimin e FFK-së kontestohen nënshkrimet e Kikës, Ulpianës dhe Prishtinës”, ka shkruar Vokrri në rrjetet sociale ku ka bashkangjitur edhe disa fotografi të cilat sipas tij e dëshmojnë të kundërtën e Komisionit.
Komisioni fantom i « pavarur » brenda FFK-së vendos të refuzojë nënshkrimet e deponuara. Një gjë të tillë e bën jashtë...
Posted by Gramoz Vokrri on Wednesday, March 23, 2022