Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përqafimi emocionues mes dy futbollistëve ukrainas para ndeshjes së Premier Leagues

Evertoni dhe Manchester City ndeshen sot në kuadër të xhiros së 27-të në Premier League, me fillim nga ora 18:30.

Por dy lojtarët ukrainas te dy ekipet respektive ndan një moment emocionues posa dolën në fushë.

Vitali Mykolenko i Evertonit dhe Oleksandr Zinchenko i Cityt ndan një përqafim emocionues, duke marrë edhe duartrokitjet e publikut. 

Të dy janë në bankën rezervë dhe luajnë bashkë te Ukraina, vend i cili është në tentativë për t'u pushtuar nga Rusia.