Futbollisti i Manchester Cityt, Oleksandr Zinchenko, nuk mundi t’i mbante lotët teksa foli të martën në prag të ndeshjes kualifikuese të Ukrainës për Kupën e Botës kundër Skocisë. 25-vjeçari tha në konferencën për media se “çdo ukrainas ka ëndrrën kryesore – të përfundojë lufta”.
Kur foli për futbollin, Zinchenko tha se ëndrra e ukrainasve është që të kualifikohen në Kupën e Botës “Katari 2022”.
Ndeshja gjysmëfinale e plejofit në mes të Skocisë dhe Ukrainës luhet të mërkurën në Glasgow. Është dashur të luhet më 24 mars, por u shty për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Në finale të plejofit, fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me Uellsin.
Për Ukrainën ndeshja me Skocinë vlerësohet me rëndësi të madhe, jo vetëm sportive.
-
Ukrainasit shpresojnë për fitore në fushën e futbollit në Glasgow
-
Tek Ukraina janë gati për “betejën” e madhe në fushë
-
Zinchenko i gatshëm të heqë dorë nga futbolli për t’iu bashkuar luftës
-
Kualifikimi në Evropian ngre moralin e ukrainasve
-
E goditur nga lufta, Ukraina synon kualifikim të veçantë në Evropian