Ndeshja mes kampionit në fuqi të Anglisë, Manchester Cityt, dhe Evertonit, do ta hapë xhiron e 24-t të elitës së futbollit anglez.
Derbi nuk do të ketë, por skuadrat do të mundohen të mos bëjnë gabime, për të mbetur në hap për titull kampioni.
City – Everton luhet të shtunën nga ora 13:00.
Futbollistët e Cityt, të drejtuar nga Pep Guardiola, nuk janë mposhtur nga Evertoni në Premier League në 13-të ndeshjet e fundit në ligë.
Humbjen e fundit e kanë pësuar në vitin 2017 në “Goodison Park”, 4:0.
Edhe
West Ham – Arsenal, ndeshja për titull e mbetje në elitë
City ka 49 pikë në vendin e dytë, aq sa ka edhe Arsenali në pozitën e tretë.
Evertoni është i 18-ti me 19 pikë.
Arsenali do të luajë në udhëtim te West Ham Unitedi.
Ëest Hami ka 36 pikë dhe zë vendin e shtatë.
“Çekanët” kanë fituar dy herë ndaj “revolveristëve” këtë sezon.
Edhe
A do t’i kushtojnë 13 minutat kaotikë Manchester Cityt me titull?
3:1 West Hami kishte fituar në Kupën EFL në muajin nëntor, ndërsa 2:0 fitoi në “Emirates” në muajin dhjetor.
Ndeshja West Ham United – Arsenal luhet të dielën në orën 15:00.
Lider i Premier Leagues është Liverpooli, që ka 51 pikë në krye të tabelës.
Liverpooli të shtunën nga ora 16:00, e pret Burnleyn e pozitës së parafundit me 13 pikë.
Edhe
City barazon dhe humb hapin me Arsenalin
“Të kuqtë” e drejtuar nga Juergen Klopp kanë fituar tetë nga 10 ndeshjet e fundit në Premier League.
Fitorja 1:0 e Burnleyt në “Anfield” në janar të vitit 2021, ishte e para në këtë stadium prej vitit 1973, ndërsa e kishte ndërprerë serinë e 68 ndeshjeve të Liverpoolit pa humbje në shtëpi.