Presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit, Gianni Infantino, u prit në takim nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.
Dhurata nga Infantino ishte një fanellë, dhe kartonë që përdoren në lojën e futbollit, i verdhë dhe i kuq, e të kuqin më pas ua drejtoi gazetarëve, transmeton KTV.
Në Shtëpinë e Bardhë i pranishëm ishte edhe kryetari i Federatës së Futbollit të SHBA-së, Carlos Cordeiro, pasi që tani kanë filluar përgatitjet për Kupën e Botës që zhvillohet në vitin 2026-të.
Tri shtete do të jenë nikoqire të Botërorit: SHBA-ja, Kanadaja e Meksika, por qytetet se ku do të zhvillohen ndeshjet, ende nuk janë caktuar.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, tha se presidenti Trump është shumë i përkushtuar për të përgatitur Botëror sa më të suksesshëm.