Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka arritur sot në Parma dhe është akomoduar në hotelin e rezervuar për të.
Përfaqësueses i janë bashkuar edhe shtatë futbollistë që udhëtuan direkt në qytetin italian, ku të enjten, zhvillohet ndeshja e xhiros së parë të Ligës së Kombeve kundër Moldavisë (20:45).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLojtarët që iu bashkuan përfaqësueses janë Samir Ujkani, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Benjamin Kololli, Leart Paçarada, Milot Rashica dhe Elbasan Rashani.
Të gjithë futbollistët kosovarë kanë dalë negativë në testet për COVID-19 dhe kështu do të jenë në dispozicion të trajnerit Bernard Challandes.
Përfaqësuesja, sot nga ora 18:30 do të zhvillojë një stërvitje, ku për herë të parë për këtë ndeshje do të jetë e kompletuar.