Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Për tifozin arab rruga për në Botëror kalon përmes shkretëtirës

Abdullah Alsulmit i erdhi ideja më herët gjatë këtij viti. Ndodhi teksa po shikonte një program televiziv dhe kur një zyrtar nga Katari premtoi eksperiencë “të jashtëzakonshme” për Kupën e Botës.

Ai po mendonte të krijonte diçka emocionuese, thotë 33-vjeçari nga Arabia Saudite, teksa kujton: “Do të shkoj në Doha pavarësisht çdo gjëje, edhe nëse duhet të ecë!”, ka thënë ai.

Ishte fillimi i një aventure të guximshme, por që disa nga të afërmit e Alsulmit e cilësuan si “të çmendur”: dy muaj, 1600 kilometra ecje, i vetmuar, nga vendlindja e tij Jeddah për në kryeqytetin e Katarit.

Alsulmi thotë se rruga, fatmirësisht e dokumentuar për mijëra ndjekës të tij në “Snapchat”, ka për qëllim ta shfaqë entuziazmin për kupën e parë të botës në Lindjen e Mesme. Botërorin zyrtarët sauditë e vlerësojnë si një moment historik “për të gjithë arabët”.

“Duam ta përkrahim Kupën e Botës”, ka thënë Alsulmi për “AFP” javën e kaluar, derisa ishte i strehuar nga dielli i mesditës në disa shkurre në qytetin Al-Khasrah, 340 kilometra në jugperëndim të Riadit.

Edhe Botërori i shkëndijave të unitetit arab Botë Botërori i shkëndijave të unitetit arab

Me një kapelë dhe me një çantë në shpinë ku mbante flamujt e Arabisë Saudite dhe Katarit, ai tha: “E konsideroj veten si Katari që është shumë i interesuar për Kupën e Botës dhe për suksesin e vet”.

Diell dhe akrepa

Alsulmi ka eksperiencë në udhëtime të gjata në Kanada dhe Australi, ku ka jetuar, por ato janë të lehta në krahasim me vështirësitë në Gadishullin Arabik.

Ai zakonisht niset kur lind dielli dhe ec deri në orën 10:00 ose 10:30 në mëngjes. Më pas është i detyruar të pushojë për orë të tëra, e të vazhdojë deri në perëndimin e diellit.

Herë pas here ai ec edhe natën për ta ruajtur synimin e ecjeve prej 35 kilometrave në ditë.

Në mënyrë që ngarkesa të jetë e lehtë, Alsulmi ushqehet me gjëra që mund t’i blejë në pompa të benzinës, shpesh me pulë dhe oriz, ndërsa i pastron rrobat e tij në xhamia.

Postimet e tij në rrjetet sociale janë me detaje të jetës së tij në shtigje, nga të zakonshmet deri tek ato kërcënuese: kërkimet e tij për një vend për të pushuar dhe momentet kërcënuese kur pranë tij sheh akrepa që i afrohen tendës ku qëndron.

Ai po ashtu regjistron biseda me sauditë që i takon rrugës, e shumë prej tyre i ofrojnë ushqime dhe lëngje që ai ta vazhdojë rrugëtimin.

“Ka momente të ngritjeve e të uljeve, por kur takoj njerëz dhe dëgjoj fjalë të ëmbla – ‘Ne do t’iu ndjekim dhe do t’iu përkrahim’ – kjo më inkurajon që të shkoj deri në fund”, thotë ai.

Duke qëndruar larg rrugëve kryesore sa më shpesh që mundet, ai thotë se shpërblehet me peizazhet që i ofron mbretëria – diçka të cilën ai nuk e kishte vlerësuar plotësisht më parë.

Edhe Kampet e largëta në shkretëtirë strehojnë tifozët e Kupës së Botës Sport Kampet e largëta në shkretëtirë strehojnë tifozët e Kupës së Botës

“Të ecësh nga Jeddah për në Doha, çdo 100 kilometra është diçka ndryshe. Mendoj, 100 kilometrat e parë janë me rërë, më pas male, pastaj vijnë tokat e zbrazëta, pastaj fermat. Po kaloj nëpër të gjitha terrenet e një shteti në dy muaj. Kjo është gjë e bukur”.

Sport “i thjeshtë”

Alsulmi shpreson se duke postuar gjëra rreth eksperiencës së tij, mund t’i inspirojë sauditët e tjerë që ta kenë në konsideratë ecjen në vendin e tyre.

“Kur e bëj këtë, dua t’u përcjellë njerëzve se ngjitjet dhe ecja është sport i bukur, edhe nëse moti është i vështirë këtu në Arabinë Saudite, edhe nëse terreni është i vështirë. Ne mund ta bëjmë atë”, thotë ai.

“Është sport për njerëz të thjeshtë. Të duhet vetëm një çantë dhe disa gjëra të thjeshta, një tendë dhe natyra”.

Nëse çdo gjë shkon sipas planit, Alsulmi do të arrijë në Doha në kohë për ndeshjen e parë të Arabisë Saudite kundër Argjentinës, më 22 nëntor.

Do të jetë një moment me besnikëri të ndarë, pasi Argjentina është skuadra e tij e preferuar.

Katër ditë më vonë, ai ka biletë për ndeshjen e “Skifterëve të Gjelbër” kundër Polonisë.

Shpresat e tij janë të mëdha për skuadrën saudite, e cila u kualifikua në Kupën e Botës për herë të gjashtë, por ka avancuar vetëm një herë në fazën e nokautit, në debutim, në vitin 1994.

Edhe Supertifozi saudit është i lodhur nga udhëtimet, tani e pret Kupën e Botës në “shtëpi” Sport Supertifozi saudit është i lodhur nga udhëtimet, tani e pret Kupën e Botës në “shtëpi”

“Këtë vit kemi lojtarë të mirë. Përzgjedhësi është trajneri i madh francez Herve Renard”, ka thënë ai.

“Ne presim dhe shpresojmë që këtë vit do të dhurojmë paraqitje të jashtëzakonshme”.