Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kampet e largëta në shkretëtirë strehojnë tifozët e Kupës së Botës

Për shumë tifozë të huaj të futbollit, rruga drejt Kupës së Botës në Katar fillon çdo mëngjes në një kamping në mes të shkretëtirës. Vizitorët që nuk gjetën dhoma hoteli në Doha për shkak së ishin të rezervuara apo ishin përtej mundësive të tyre, janë vendosur në fshatin e largët të çadrave të mbushura me pluhur në Al Khor.

Të tjerët atje thjesht donin një aventurë. Të mërkurën një DJ “shpërtheu” me muzikë elektronike, ndërsa një numër i madh fansash u ulën në thasë me fasule, pinin pije të gazuara dhe shikonin ekranet e mëdha, në kampin afërsisht një orë larg nga Doha.

“Unë jam këtu, sepse nuk mund të gjeja askund tjetër vend për të qëndruar”, tha Haidar Haji nga Kuvajti.

Ai tha se është jo e lehtë të udhëtoje në Doha çdo mëngjes nga fshati me tenda, por nuk kishte zgjidhje tjetër. “Hotelet ishin thjesht shumë të shtrenjta. Ishte çmenduri”.

Edhe kështu fshati i tifozëve Al Khor nuk është i lirë. Haji tha se paguan 450 dollarë në natë për strehën e tij të improvizuar, të cilën autoritetet e reklamojnë si një “destinacion perfekt për një qëndrim vërtet të këndshëm dhe luksoz”. Çadrat janë të pajisura me pajisje hidraulike dhe mobile bazë. Kampi ka pishinë dhe restorant luksoz arab. Çmimet e larta kanë detyruar shumë tifozë të shkojnë në kampingjet e largëta të shkretëtirës dhe fshatrat gjigantë të tifozëve në kufijtë e jashtëm të Dohas, duke përfshirë një afër aeroportit. Në fshatin Al Khor shumë tifozë u ankuan për izolimin dhe mungesën e alkoolit.

Edhe Në Botërorin e Katarit tifozet shmangin shqetësimet për kodin e veshjes Sport Në Botërorin e Katarit tifozet shmangin shqetësimet për kodin e veshjes

"Sinqerisht, ju mund të gjeni më shumë alkool në Teheran", tha Parisa, një iraniane.

Ajo po vështronte hapësirën në zonën e përbashkët të kampingut dhe tha se nuk kishte asnjë ide se si ta kalonte kohën. Baret e mrekullueshme të hoteleve të Dohas ishin milje larg.

“Ne menduam se do të hapeshin më shumë për të huajt që të argëtoheshin”.

Paola Bernal nga Meksika nuk ishte e sigurt se çfarë të priste nga Kupa e parë Botërore në Lindjen e Mesme. Por ajo tha se është befasuar nga koha që duhet për të përshkuar vendin më të vogël nikoqir të Botërorit. Autobusët nga kampi janë një “rrëmujë”, tha ajo, dhe ndalojnë së lëvizuri në orën 22:00, duke i detyruar fansat të paguajnë shuma të mëdha për udhëtimet me taksi.

Edhe pse disa stadiume janë të lidhura me rrjetin e ri të metrosë së Dohas, distanca në këmbë mes stacioneve është 2.5 kilometra.

Tokat e thata të fshatit Al Khor nuk janë parajsa për fotografi. Por Nathan Thomas, një projektues faqesh, tha se ishte shumë i kënaqur me rezultatin “autentik arab”. I vetmi shqetësim i madh, tha ai, është siguria. Jo çdo tendë është në pamjen e rojave. Tendat nuk kanë dry. Dyert hapen lehtësisht.

“Ne vazhdojmë t'u themi njerëzve se është një vend i sigurt, edhe pse nuk është”, tha ai.

Edhe Tifozët mësohen me një Kupë Botërore pa birrë Sport Tifozët mësohen me një Kupë Botërore pa birrë

Një kampist u ankua, ndërsa vendin ku janë vendosur e quajti një strehimore të improvizuar në një plazh të errët. Dhe pavarësisht zhgënjimit të tij, tha ai, Kupa e Botës në fund kishte të bënte me futbollin.

“Cristiano Ronaldo po luan Botërorin e tij të fundit, unë jam këtu vetëm për ta parë atë”, tha Aman Mohammed nga India. “Të marr pjesë në këtë turne është një ëndërr e realizuar e fëmijërisë”.