Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Për Kurtulushin ka interesim nga Anglia e Franca

Qendërmbrojtësi i Hammarbyt, Edvin Kurtulush, ka vazhduar të ketë vëmendje nga klube angleze, franceze e holandeze, ka shkruar mediumi “Expressen” të enjten.

Ish-lojtari i Halmstadsit u transferua te Hammarby në janar të vitit 2022 dhe ka pasur paraqitje të mira me skuadrën e re suedeze.

Ai ishte pjesë e Kosovës U21 dhe zhvilloi 12 ndeshje, por vendosi ta përfaqësonte Suedinë në nivelin senior. Me Suedinë i ka katër paraqitje.

Kurtulush 23-vjeçar ka kontratë me skuadrën e Hammarbyt deri në vitin 2025.

“Ka interesim të madh për Edvinin por për momentin do të vazhdojë te Hammarby”, ka thënë drejtori sportiv i skuadrës suedeze, Mikael Hjelmberg.

Edhe Verona interesohet për Kurtulusin Sport Verona interesohet për Kurtulusin

Sipas “Expressen”, klubet e interesuara nga Anglia janë Leicester City dhe Wolverhampton.

Edvin Kurtulus ka 40 paraqitje në “Allsvenskan” për Hammarbyn.