Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cremonese interesohet për Kurtulushin

Edvin Kurtulush

Ish-kapiteni i Përfaqësueses U21 të Kosovës dhe tani reprezentuesi i Suedisë, Edvin Kurtulush, po kërkohet nga skuadra e Cremoneses në Serie A të Italisë.

Lajmi është bërë i ditur të shtunën nga gazetari italian, Nicolo Schira, shkruan “Fotbolldirekt”.

Kurtulushi, që ka dy paraqitje me Suedinë, është kthyer në një prej lojtarëve kryesorë te Hammarby, nën drejtimin e trajnerit Marti Cifuente.

“Rasti për të luajtur në Serie A nuk të vjen çdo ditë, por nuk e di saktësisht se si qëndron puna me klubet. Por, nga ajo që kam parë dhe dëgjuar, është interesante”, ka thënë ndër të tjera Kurtulush për gazetën “Fotbolldirekt” të shtunën.

Kontrata e Kurtulushit skadon në vitin 2024.

Ai karrierë ka bërë edhe te Halmstadsi.