Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Verona interesohet për Kurtulusin

Mbrojtësi i Hammarbyt në Suedi, Edvin Kurtulus, pritet të largohet nga futbolli suedez.

Në verën e kaluar interesim kishte shprehur skuadra austriake Sturm Graz, por ai vendosi të qëndronte në skuadër deri në përfundim të edicionit.

Ndërkohë, në muajin dhjetor, mediumi “Expressen” shkroi se për ish-kapitenin e Kosovës U21, ishte interesuar edhe Bologna e Serie A.

Të shtunën, informata të reja ka dhënë njohësi i transferimeve në futbollin evropiane, Ginaluca Di Marzio, i cili ka thënë se Hellas Verona mund t’i sigurojë shërbimet e 23-vjeçarit.

Kurtulus iu bashkua Hammarbyt nga Halmstadsi në fillim të vitit 2022.

Ka zhvilluar 65 paraqitje për skuadrën nga Stockholmi.