Përfaqësuesja U21 e Suedisë e vazhdon rrugëtimin drejt “Euro 2027” me dy ndeshje kualifikuese.
Për ndeshjet ndaj Italisë më 10 tetor dhe ndaj Polonisë më 14 tetor, selektori Daniel Backstrom ka ftuar edhe dy futbollistë nga Kosova, qendërmbrojtësit Elison Makolli dhe Bleon Kurtulush.
20-vjeçari Makolli luan tek Aalborgu në elitën e futbollit danez, ku u transferua nga Malmo në fillim të këtij viti. Ndërkohë, 18-vjeçari Kurtulush luan te Halmstadti në elitën suedeze.
Bleon Kurtulush është vëllai i vogël i Edvin Kurtulushit, ish-kapitenit të Kosovës U21.
“Euro 2027” luhet në Shqipëri dhe Serbi.
Artikuj të ngjashëm
-
Edvin Kurtulush e la Kosovën për Suedinë, vëllai i tij ftohet nga Kosova pasi luajti për Suedinë U21
-
“Dardanët” e rinj arrijnë në San Marino
-
Publikohet lista e Kosovës U21 për tri ndeshjet e fundit
-
Disa futbollistë nga Kosova te Shqipëria U21
-
Ish-futbollisti i Kosovës U21 ftohet për Kampionat Botëror