Penza e Pejës ka bërë hap të rëndësishëm drejt titullit të kampionit të Kosovës në basketboll në konkurrencë të femrave.
Të enjten mbrëma në Prizren, Penza e mposhti Bashkimin me rezultatin bindës, 84:63. Penza e ka bërë dallimin në periudhën e parë dhe të fundit, për të shënuar fitoren me rezultat të lartë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmerikania Gabriele Cooper udhëhoqi Penzën me 32 pikë e 7 kërcime. Arbnore Përquku shtoi 18 pikë, dhjetë asistime e 9 kërcime. Bashkimit nuk i mjaftuan 27 pikët dhe 14 kërcimet e Saranda Dacit.
Skuadra që shënon tri fitore shpallet kampione. Ndeshja e dytë luhet në Pejë.