Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pellegrini do të huazohet te Frankfurti

Mbrojtësi i krahut të majtë, Luca Pellegrini do të largohet nga Juventusi për t’u transferuar në Bundesligë, tek Eintracht Frankfurti.

“Football-Italia” ka shkruar të enjten se marrëveshja mes klubeve tashmë është arritur dhe Pellegrini do t’i bashkohet Frankfurtit deri në fund të kësaj jave.

Ai do të huazohet për një vit, me Frankfurtin që do ta ketë opsionin e blerjes së tij në fund të sezonit.

Pellegrini te Frankfurti, do ta zëvendësojë Filip Kostiqin që tashmë i është bashkuar Juventusit.

Pellegrini 23-vjeçar është pjesë e Juventusit prej vitit 2019, por nuk ka bindur me paraqitjet dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë i huazuar te Cagliari e Genoa.