Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pellegrini dëshiron t'i bashkohet Lazios

Mbrojtësi i krahut të majtë, Luca Pellegrini, është i vendosur të largohet nga Eintracht Frankfurti për t’iu bashkua skuadrës së Lazios. “Calciomercato” ka njoftuar të hënën se italiani ka arritur marrëveshje personale me Lazion për t’u kthyer në Serie A, pasi nuk është përshtatur mirë në Bundesligë.

Ai para fillimit të këtij sezoni u huazua te Frankfurti nga Juventusi, ekip me të cilin po negocion Lazio për transferimin e tij.

Për ta lënë të lirë Pellegrinin, Juventusi po kërkon të paktën dhjetë milionë euro. Ai ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025, ndërsa këtë sezon ka regjistruar 14 paraqitje me fanellën e Frankfurtit. Pellegrini ka edhe një paraqitje me Italinë, ndërsa në Serie A ka luajtur edhe për Genoan, Cagliarin e Romën.