Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja triumfon pa problem ndaj Vllaznisë së Shkodrës

Peja ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Ligën Unike. Peja ka mposhtur të dielën në Shkodër, Vllazninë me rezultatin 101:71.

Pejanët ishin në epërsi gjatë gjithë takimit derisa epërsia me e lartë ishte 25 pikë. Gjashtë lojtarë të Pejës e mbyllen ndeshjen me pikë dyshifrore.

Stephen Maxwell ishte lojtari më i dalluar me 23 pikë, nëntë kërcime e katër asistime. U ndihmua nga Dardan Berisha me 16 pikë.

Nathan Davis te Vllaznia u veçua me 21 pikë. Peja ka katër fitore dhe dy disfata, derisa Vllaznia një fitore dhe pesë humbje.