Peja po udhëheq bindshëm ndaj Beroes në gjysmëfinale të “Final Four” të Ligës Ballkanike në basketboll. Pas pjesës së parë, përkatësisht pas 20 minutave lojë, Peja është në epërsi ndaj skuadrës bullgare me rezultat 69:40.
Shifra prej 69 pikëve është normale për një ndeshje të basketbollit. Por rrallë arrihet për dy çerekë, përkatësisht për 20 minuta lojë.
Liga Ballkanike ka kohë që ka humbur thuajse plotësisht vlerën dhe rezultatet si këto nuk janë të rralla.
Turneu final i Ligës Ballkanike po luhet në Stara Zagora të Bullgarisë. Marrin pjesë të gjitha katër skuadrat që i shkuan deri në fund stinorit të rregullt.