Kampionia e Kosovës në basketboll, Peja, ka pësuar humbje të thellë të mërkurën mbrëma në Gjermani. Në nismë të stinorit të rregullt në FIBA Europe Cup, Peja pësoi nga skuadra NINERS Chemnitz me rezultatin 98:72.
Ndeshja e Grupit H u zhvillua në qytetin Chemnitz, në një atmosferë të bukur sportive. Chemnitzi, që po kalon moment të mirë në Bundesligën gjermane, fitoren e thellë e siguroi në pjesën e dytë.
Skuadra pejane është mbajtur mirë në pjesë e parë, por u dominua plotësisht në të dytën. Çereku i parë përfundoi 29:26 në të mirë të skuadrës së Rami Hadarit. Chemnitzi shënoi dy pikë në sekondën e fundit të çerekut të dytë për ta fituar atë me 22:16.
Shkëputja e madhe e gjermanëve u bë në çerekun e tretë, që përfundoi 25:11. Ndërkohë fitorja e thellë u konfirmua në çerekun e katërt, që përfundoi 25:16 në të mirë të Chemnitzit.
Jacob Calloway ishte më i miri te Peja me 14 pikë e 13 kërcime. Jastin Davis i kishte 14 pikë e tetë kërcime. Malcolm Armstead ndeshjen e përfundoi me 10 pikë e katër asistime, ndërsa Jay Jay Chandler ishte më efikasi me 17 pikë. Por përqindja e tij e saktësisë nuk ishte më e mira. Te Peja nuk u aktivizuan fare Lis Shoshi e Arian Çallakaj, për shkak të lëndimeve. Rrjedhimisht edhe ka munguar kontributi i lojtarëve vendorë.
Edhe
Peja humb ndeshjen dramatike, nuk vazhdon tutje në FIBA Europe Cup
Wesley Van Beck udhëhoqi skuadrën gjermane me 22 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime.
Peja ndeshjen e ardhshme e luan pas një jave. E pret në “Karagaçi” skuadrën holandeze Heroes Den Bosch. Në Grupin H bën pjesë edhe Spojnia Stargard nga Polonia.