Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rami Hadar pranon forcën e skuadrës gjermane

Trajneri i Pejës, Rami Hadar, e ka pranuar forcën e skuadrës gjermane Niners Chemnitz.

Skuadra gjermane të mërkurën mbrëma në palestrën “Karagaçi” fitoi ndaj Pejës me rezultat 99:63. Ndeshja i ka takuar Grupit H të FIBA Europe Cup.

“Jemi profesionist dhe sot humbëm një ndeshje.Tani na presin ditë të tjera pune. Chemnitzi na tregoi se ne ende nuk jemi në atë nivel. Mysafirët luajtën shkëlqyeshëm dhe duhet t’i përgëzoj. Kishin ritëm të lartë loje, gjuajtje të sakta. Tani do të shikojmë se si do të jenë shanset tona. Duhet ta mposhtim në udhëtim skuadrën Heroes Den Bosch, e më pas të fitojmë në shtëpi ndaj skuadrës polake, Spojnia Stargard”, ka thënë trajneri Hadar.