Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rami Hadar: Jam shumë krenar me këtë ndeshje

Trajneri i Pejës, Rami Hadar është shprehur krenar me paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Spojnia Stargar, përkundër humbjes.

Me humbje, Peja është eliminuar nga FIBA Europe Cup.

“Jam shumë krenar me këtë ndeshje. Kemi shumë lëndime. Kemi luftuar shumë në të gjitha ndeshjet dhe jam i lumtur me paraqitjet. Mendoj se gjuajtjet për tri pikë të kundërshtarit kanë vendosur. Skuadra polake kishte shumë gjuajtje të lehta. Tani i kthehemi ligës vendore dhe shpresojmë të paraqitemi mirë. I presim që të kthehen të gjithë dhe mendoj që kemi skuadër shumë të mirë”, ka thënë Hadar.

 

Artikuj të ngjashëm