Trajneri i Pejës, Rami Hadar, është shprehur shumë i lumtur për fitoren ndaj Den Boschit holandez në kuadër të FIBA Europe Cup.
Peja fitoi të mërkurën në “Karagaçi”.
“Ishte loja më e mirë e Pejës këtë edicion, sidomos në pjesën e dytë. Përgëzoj lojtarët dhe asistentët e mi”, ka thënë Hadar. “Ka vendosur loja ekipore. Kemi luftuar në mbrojtje e sulm, kemi luftuar për njëri-tjetrin. Shpirti ekipor vendosi takimin”, ka shtuar Hadar.