Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja ndërpret bashkëpunimin me amerikanin Beck

Amerikani Tervell Beck është lojtari i radhës i huaj që largohet nga KB Peja. Kampionia e Kosovës në basketboll, të mërkurën ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me amerikanin Beck.

Beck ishte pjesë e Pejës prej fillimit të këtij edicioni dhe u paraqit edhe në garat e FIBA-s, por lëndimi ia pamundësoi ta ndihmoj ekipin.

Ai prej fillimit të muajit dhjetor ka qenë duke u rikuperuar nga operimi pas lëndimit që e kishte pësuar. Beck, te Peja ka luajtur me një mesatare prej 14 pikëve dhe 6.8 kërcimeve për ndeshje.

“KB Peja njofton që me marrëveshje të përbashkët ka ndërprerë bashkëpunimin me basketbollistin Tervell Beck. Tervell Beck kontribuoi për Pejën që nga muaji Gusht, sidomos në ndeshjet e FIBA Europe Cup. Klubi e falënderon për të gjitha dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës!”, thuhet në njoftimin e Pejës.

Artikuj të ngjashëm