Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tervell Beck i bashkohet Pejës

Tervell Beck është basketbollisti më i ri i klubit të basketbollit, Peja.

Siç ka njoftuar kampioni i edicionit që përfundoi, Beck vjen nga Ohio në SHBa.

Tervell sezonin e kaluar ka luajtur në ELBL League tek ekipi BK Valmiera me mesatare prej 29.9 minuta për ndeshje, ka njoftuar Peja. Tervell ka pasur kuotën mesatare prej 18.27 pikëve, 5.83 kërcimeve e 1.27 asistimeve për ndeshje, sipas njoftimit.

“Tervell, mirë se vjen tek Kampioni”, thuhet në njoftim të Pejës.