GO+Peja është përjashtuar nga liga ENBL. Kështu është bërë e ditur të shtunën mbrëma në njoftimin e ligës ENBL, garë evropiane për klube të basketbollit.
Përjashtimi vjen pasi Peja ka refuzuar të luajë ndeshjen e radhës ndaj BK Olomouckos e cila ishte e paraparë të luhet të hënën e ardhshme.
Sipas njoftimit, Peja e ka njoftuar ligën ENBL të premten për anulimin e ndeshjes së ardhshme.
Peja hoqi dorë edhe nga ndeshja e 13 janarit ndaj Olomouckos për shkak se kishte prioritet ndeshjet kampionale.
Peja në “European North Basketball League” kishte pesë humbje dhe vetëm një fitore.
Peja është në krizë të rezultateve edhe në Superligën e Kosovës në basketboll.
U mposht sonte nga Bora me rezultatin 88:68 dhe kështu e regjistroi disfatën e pestë radhazi.